Zëvendëskryeministrja e dytë dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka nisur sot takimet me Frank Schwabe, Sekretar Shteti Parlamentar në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Gjermanisë, deputet i Bundestagut nga radhët e SPD-së dhe një zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të njeriut në nivel ndërkombëtar.
Gërvalla përmes një postimi në facebook është bërë e ditur se takimi me z. Schëabe ishte i pari, me mua si Ministre e Drejtësisë dhe pati në fokus bashkëpunimin konkret në fushën e drejtësisë.
“Në një mëngjes pune në Prishtinë, e prita Frank Schëabe, Sekretar Shteti Parlamentar në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Gjermanisë, deputet i Bundestagut gjerman nga radhët e SPD-së dhe një zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të njeriut në nivel ndërkombëtar. Takimi me z. Schëabe ishte i pari, me mua si Ministre e Drejtësisë dhe pati në fokus bashkëpunimin konkret në fushën e drejtësisë”, ka shkruar Gërvalla.
Gërvalla ka shtuar se anëtarësimi ynë në Këshillin e Evropës është pasqyrim i këtij realiteti institucional ndërsa ka shtuar se angazhimi personal i z. Schëabe ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë drejtpërdrejt në forcimin e bashkëpunimit në drejtësi dhe në avancimin e stabilitetit në rajon.
















