Zv.kryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se “e vërteta është që nuk ka pasur vota për presidenten Osmani në Kuvend…”, u shpreh ajo në RTK.
Ajo hodhi dyshime edhe në votat e LDK-së që Osmani tha se kishte biseduar me kryetarin Abdixhiku.
“Unë kam shumë arsye të besoj që znj.Presidente madje edhe vetë beson në atë se çka kanë mundur t’i thonë përfaqësuesit e LDK-së në bisedë direkte me të. Nuk dyshoj që Lumir Abdixhiku, i cili të vertetën ia fsheh publikut, mund t’ia ketë fshehur edhe presidentes Osmani nëse ka biseduar direkt me të…E vërteta është që nuk ka pasur vota të mjaftueshme”, tha ajo.
“E vërteta tjetër është që natyrisht 7 deputetët e partisë Guxo nuk kanë pasur asnjë dilemë për t’ia dhënë votat presidentes Osmani”, tha Gërvalla,


















