Georgievski: Prej ndikimit serb, gabuam me shqiptarët

21.11.2015 21:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Georgievski: Prej ndikimit serb, gabuam me shqiptarët

Georgievski duke folur për ndikimin serb në shoqërinë maqedonase, tha se pikërisht ky ndikim ka pamundësuar kuptimin e kërkesave të shqiptarëve nga pavarësia e këndej. “Ne jemi me mendje të errësuara, brenda në Maqedoni, ne jemi vetëm serbofilë, nuk jemi as jugosllavë dhe kjo më tej na shkakton problem në gjithë ndjenjën e shtetësisë”, thotë ai

Ish kryeministri maqedonas Lubço Gerogiveski në një intervistë për emisionin Zigzag të televizionit Art, është shprehur se për dallim nga vitet ’90-ta rrugëtimi Maqedonisë vitet e fundit po vonohet krahasuar me shtetet tjera të rajonit. Ai mes tjerash thekson se faji për këtë nuk është i vetëm një strukture apo partie politike. “Ne përherë vonohemi, përherë mendojmë më shumë, përherë mendohemi, kështuqë, po rikujtoj qysh në vitin nëntëdhjetë ne mendonim nëse do të jemi të pavarur apo nuk do të jemi të pavarur.

Pastaj u menduam kur ta bëjmë kërkesën për në Bashkimin Evropian, u menduam kur ta bëjmë kërkesën për në NATO. Në të gjitha këto procese ne u vonuam disi. E kemi një problem, unë nuk e nënçmoj se është problem i vogël, problemin e emrit me Greqinë. Këtë problem jo vetëm që nuk po mundohemi ta zgjidhim, por disi po e lëmë dhe po e problematizojmë edhe më shumë nga ajo se sa është problemi, sidomos janë mjeshtër në këtë plan, kjo qeveria e tashme që po sundon në Republikën e Maqedonisë e cila, të themi, nëse problemi me emrin ishte në shkallën e tretë, ata e ngritën në shkallën e dhjetë. Kështu që, tani nëse shikoni nga aspekti i sotëm, ju duket edhe si problem i pazgjithshëm. Pra, jemi mjeshtër që t’i komplikojmë punët”, ka thënë Georgievski. Sigurisht këtu është edhe kriza e vitit 2001 e cila po ashtu na shkaktoi një ngecje në këtë rrugë, thotë me tej Lubço Gerogievski, aktualisht kryetar i partisë VMRO-Popullore.

“Përherë po na ndodhë diçka, qoftë nga jashtë, qoftë nga brenda dhe, thënë thjesht, vështirë se po e çajmë këtë rrugë të inegrimit euro-atlanitk, kurse nuk mund të kuptojmë se kjo është A-ja të cilën duhet ta zgjidhim. Edhe nga plani i sigurisë, edhe nga plani i ekzistimit, edhe nga plani ekonomik, edhe demokratik, ne patjetër duhet t’i kapërcejmë të gjitha problemet, të shkojmë përpara”, thotë ai. Georgievski më tej ka folur edhe për ndikimin serb në shoqërinë maqedonase, i cili ka pamundësuar kuptimin e kërkesave të shqiptarëve nga pavarësia e këndej. “Ne jemi me mendje të errësuara, brenda në Maqedoni, ne jemi vetëm serbofilë, nuk jemi as jugosllavë dhe kjo më tej na shkakton problem në gjithë ndjenjën e shtetësisë. Problem i dytë i madh që, të themi, unë e kam pranuar shumë herë, është që nuk i kuptuam kërkesat e shqiptarëve nga viti ’90-të.

Disi i shikuam, i nënçmuam ato kërkesa. Nuk i kuptuam mjaftueshëm, nuk i kuptuam mjaft seriozisht, konsideronim se ndoshta janë të stërfuqishme, të shumta e kështu me radhë. Dhe, ndoshta sikur disa punë në vitin ’90-91 të shtroheshin në mënyrë më racionale, ne do të kishim një Maqedoni krejtësisht tjetër. Një pjesë të fajit, ndonëse ishim në opozitë, e vë edhe në hesapin tim. Dhe, puna e tretë, pjesë e gabimeve janë edhe në planin ekonomik. Konsideroj se në planin ekonomik janë bërë shumë gabime në Maqedoni. Për një pjesë kam faj, për një pjesë amnistohem nga ai faj. Mirëpo, konsideroj se Maqedonia me të vërtetë ka mund të bëjë një ekonomi shumë të të shëndoshë dhe shumë më serioze”, ka thënë ai. Kjo situatë, ka theksuar më tej Geriogievski, është reflektuar edhe në marrëdhëniet ndëretnike.

“Unë me të vërtetë nuk mund t’i kuptojë disa punë: ne aq shumë duam t’ju pëlqejmë serbëve sa… kjo shihet në mënyrë shumë karakteristike gjatë tifozllëkut, të them, edhepse nuk është vetëm tifozllëku, është jeta e përditshme, kur ne edhe më tej në Maqedoni nuk mund ta kuptojmë se shqiptarët janë pjesë e ekipve tona, e ekipeve tona përfaqësuese. Pavarësisht në është fjala për reprezentacionin e futbollit, për volejbollin, për përfaqësuesen e basketbollit ose ku ta di!

Të mos flasim për shembuj kur, fjala vjen, skuadra etnike shqiptare na përfaqësojnë në Kupat, veçmas në futboll ka. Thjesht, ne ende nuk mund ta kuptojmë se duhet të anojmë ka ato skuadra! Brenda ndonjëherë mund edhe të rrihemi, apo jo, kur do të luajnë Vardari ose Shkëndija ose nuk e di cilat ekipe, por nëse paraqitemi karshi botës, duhet të jemi një, duhet të jemi unik. Kjo është A-ja e një kohezioni të shteteve. Konsideroj se këtu ka një problm shumë serioz me çrast ndonjëherë faji u përket të dyja palëve, mirëpo nuk po punojmë sa duhet që ta kemi këtë unitet, këtë kohezion”, ka thënë mes tjerash ish kryeministri Lubço Gerogievski.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gashi: Abdixhiku ka rënë në “kurthin” e Kurtit, si mund t’i japësh shpërblim dikujt që ta rrëzoi qeverinë?

Gashi: Abdixhiku ka rënë në “kurthin” e Kurtit, si mund t’i japësh shpërblim dikujt që ta rrëzoi qeverinë?

Grenell: Kushtetuta e Kosovës është e qartë, Kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh, janë bërë 50

Grenell: Kushtetuta e Kosovës është e qartë, Kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh, janë bërë 50

Ymeri akuzon Abdixhikun për “dyfytyrësi”: Një nga 6 deputetët donte ta dorëzonte mandatin, ai nuk pranoi – pastaj doli e tha: “Le t’i dorëzojnë

Ymeri akuzon Abdixhikun për “dyfytyrësi”: Një nga 6 deputetët donte ta dorëzonte mandatin, ai nuk pranoi – pastaj doli e tha: “Le t’i dorëzojnë

Ahmeti mesazh Abdixhikut: Të dëgjosh para se të vendosh është parim i LDK, fyerjet e linçimet s’janë vlerë e jona

Ahmeti mesazh Abdixhikut: Të dëgjosh para se të vendosh është parim i LDK, fyerjet e linçimet s’janë vlerë e jona

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, lideri i VV-së s’flet për media, largohet nga hyrja e pasme

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, lideri i VV-së s’flet për media, largohet nga hyrja e pasme

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në dy partitë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në dy partitë

Rama për Sveçlën: Ai që duhet të garantojë rendin u shpall fajtor për shkeljen e tij, e turpshme

Rama për Sveçlën: Ai që duhet të garantojë rendin u shpall fajtor për shkeljen e tij, e turpshme

Tahiri “thumbon” Abdixhikun: Deputetët janë sovran, ka mbaruar koha kur partia përcakton votën e tyre

Tahiri “thumbon” Abdixhikun: Deputetët janë sovran, ka mbaruar koha kur partia përcakton votën e tyre

Keqardhje, por jo dorëzim”, Abdixhiku godet 6-shen: Zgjedhjet e reja s’kanë qenë agjendë e LDK-së

Keqardhje, por jo dorëzim”, Abdixhiku godet 6-shen: Zgjedhjet e reja s’kanë qenë agjendë e LDK-së

Afati i dytë hap mundësinë e madhe për studime në Kolegjin AAB – mijëra studentë, zgjedhja e parë: AAB!

Afati i dytë hap mundësinë e madhe për studime në Kolegjin AAB – mijëra studentë, zgjedhja e parë: AAB!

Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, deputetja ukrainase: Nuk e diskutoi me Parlamentin

Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, deputetja ukrainase: Nuk e diskutoi me Parlamentin

“Top sekret 2”: Dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë

“Top sekret 2”: Dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë

PDK dhe Aleanca: Kurti po e bllokon formimin e institucioneve

PDK dhe Aleanca: Kurti po e bllokon formimin e institucioneve

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Latifi: 6 deputetët e kundërshtuan rolin e LDK si servis për pushtetin e Kurtit, dhe mbijetesën e Abdixhikut e Osmanit

Latifi: 6 deputetët e kundërshtuan rolin e LDK si servis për pushtetin e Kurtit, dhe mbijetesën e Abdixhikut e Osmanit