Djemtë më kishin pak frikë. Përveçse isha “shok” për ta, të gjithë e dinin që s’më pëlqenin shumë këto gjëra si ngacmimet, provokimet, vardisjet që i bënin vajzave . Megjithatë edhe unë nuk i kam shpëtuar ngacmimeve, ka pasur plot djem të klasave paralele që më kanë ngacmuar, me disa prej tyre edhe kam dalë, por në atë periudhë nuk kam pasur ndonjë “dashuriçkë”. Thjeshtë jemi shoqëruar, jemi argëtuar ,por pa u prekur më shumë, pa i kaluar kufijtë e shoqërisë… thotë Genta derisa flet për ngacmimet e meshkujve në kohën derisa ishte nxënëse.