‘Gënjeshtrat’ të akterëve politik, e detyrojnë dikur asambleistën e LDK’së dhe AAK’së, të tërhiqet nga politika!

E publikuar: 25/02/2020 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fiknete Bejta, tash asambleiste e pavarur në Komunën e Prishtinës, e që dikur ishte në Lidhjën Demokratike dhe më pas kaloi në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur të tërhiqet nga skena politike.

Largimin nga politika, Bejta për gazetën online Infosot, e ka sqaruar me mungesën e përgjegjsisë dhe mos mbajtja e premtimeve nga akterët kryesor që janë në partitë politike.

Ajo tha se, gënjeshtra nuk bën pjesë në personalitetin e saj dhe nuk mundet ta përballoj që të jetë pjesë e saj.

“Kam vendosur që pas këtij mandati si asambleiste e pavarur, ta përfundoj dhe më nuk do të jem pjesë e politikës dhe as një partie politike. Gënjeshtrat ndaj elektoratit dhe mos mbajtja e premtimeve më kanë bind që në këtë skenë politike nuk mundem ta gjejë vetën”, ka thënë Bejta për gazetën online Infosot.

Kujtojmë se asambleistja Bejta, ditë më parë ishte përfolur se ka mundësi të kaloj në Partinë Socialdemokrate të Dardan Molliqajt, por ajo e ka mohuar një gjë të tillë.