Genci me urim emocionues për ditëlindjen e djalit

E publikuar: 30/11/2017 15:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo për faktin pasi që sot feston ditëlindjen e tij të 12-të djali i tij Gjini, transmeton Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Genci përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e tij në Instagram. Genci ka publikuar një fotografi të djalit të tij Gjini ku edhe ka bërë një urim tejet emocionues.

“Gjin urime ditelindjen. Sot ti i mbush dymbedhjete e une do te doja pafund qe te behesh njeqind vjec. Te kesh lumturi, fat dhe shume dite te bukura. Dua te jesh i mire me njerezit, plot respekt dhe te dhurosh dashuri e miresi kudo te jesh. Ta duash familjen, vendin tend dhe te punosh cdo dite per te qene i zoti ne cdo gje qe te intereson. Une do te jem gjithmone prane teje. Te don Babi. @gjinprelvukaj.1”, ishte ky urimi që ka bërë Genci. 

Ndërkohë, familjarë, miq e shumë fansa të tij drejtuan mesazhe urimi për Gjini./Gazeta Express/