Genc Prelvukaj: Jam i lumtur që bashkëpunimi me Kaltrinën po ka sukses

E publikuar: 25/11/2015 11:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtari i njohur kosovar Genc Prelvukaj është shprehur shumë i kënaqur me pritjen që njerëzit i kanë bërë këngës së tij të re “Nuk është njëjtë”, të cilën ai e solli në bashkëpunim me Kaltrina Selimin.

“Nuk është njëjtë”, që është ripërpunim i “Kohën me kthy” që Kaltrina e kishte lansuar kohë më parë, sjell reperin e grupit Etnon në stil shumë më ndryshe.

Genci i ftuar në Express të KTV-së thotë se me stilin e ri ka rrezikuar shumë, por ka pritur që kjo këngë të pëlqehet nga fansat, raporton koha.net.

“Njerëzit që kanë menduar se nuk dimë të këndojmë stile tjera janë befasuar. Kemi rrezikuar shumë me këtë këngë, por gjithçka ka dalë mirë. I kemi bind të gjithë që dimë edhe zhanre tjera”, ka thënë këngëtari.

“Pritja ka qenë shumë e mirë. Shumicës i ka pëlqyer kënga. Rrethi i ngushtë e ka dëgjuar këtë këngë më herët dhe shumë kohë më kanë lutur ta publikoja, por e pritëm kohën e duhur”, ka shtuar ai.

Prelvukaj ka lavdëruar edhe Kaltrina Selimin, me të cilën ka bashkëpunuar edhe më herët, duke thënë se ka përkushtim të madh dhe është këngëtare e mrekullueshme.

“Nuk është njëjtë” është lansuar dy ditë më parë dhe deri tani ka grumbulluar afër 180 mijë klikime në YouTube.