Gecaj: Zyrtarët e PDK-së, injorantë e hipokritë

E publikuar: 03/08/2017 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se deputetët e PDK-së në krye me Kadri Veselin, janë injorantë dhe hipokritë.

Sipas Gecajt një gjë të tillë e dëshmojnë deklarimet e sotme, të cilat sipas tij janë kundërthënëse me njëra tjetrën, transmeton Klan Kosova.

Deklarimet e zyrtarëve të PDK-së që Gecaj i ka zgjedhur t’i ndaj për miqtë e tij në facebook, sigurisht i referohen zhvillimeve të sotme gjatë tentimit të mbajtjes së Seancës Konstituive, por që për shkak të një lëshimi, kryesuesi i sotëm i saj Adem Mikullovci e ndërpreu të tërën për sot.

”SHIHNI INJORANCËN DHE HIPOKRIZINË; cila nga këto deklarimet e sotme, kundërthënëse njëra me tjetrën, paraqet të vërtetën:

ENVER HOXHAJ: “Emrin e propozojmë kurdo që të mbahet seanca”.

BLERAND STAVILECI: “Mentaliteti uzurpues, manipulues i VV’së dhe LDK’së është shqetësues”.

BLERAND STAVILECI: ”(PDK) nuk do të bëhet pjesë e seancës konstituive, derisa nuk ndryshon kursi i mentalitetit uzurpues të institucioneve”.

KADRI VESELI: “Më vjen keq, por gabimet e zotit Mikullovci mund të jenë tema për Gjykatën Kushtetuese, duke filluar nga betimi”.

ENVER HOXHAJ: “Unë kam informata se kemi pasur mbështetje edhe nga një deputet tjetër. Por ai në momentin e fundit e ka ndryshuar mendjen dhe është tërhequ”.