Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj i ka reaguar kandidatit për kryetar të Vetëvendosjes, Avni Zogianit, i cili pas humbjes në zgjedhjet lokale ka thënë se kjo ka ndodh si rezultatet i mosemancipimit të banorëve të Fushë-Kosovës. Ndërsa, Gecaj me anë të një reagimi në facebook, ka thënë se të emancipuar sipas Vetëvendosjes janë ata që hedhin gaz lotsjellës, djegin vetura, kallin institucione etj.
Postimi i plotë i tij:
“Avni Zogiani ofendon rëndë banorët e Fushë-Kosovës: Jeni të paemancipuar”
Të emancipuar sipas kritereve të tyre janë ata të cilët hedhin ve, gaz lotsjellës, djegin veturat e grave të paangazhuara politikisht, kallin institucionet me kokteje molotovi, sulmojnë shtëpitë private me koktej molotovi, e shumë e shumë verime tjera të tilla të “emancipuara”!
















