Gecaj për Haradinaj: Kam pas menduar se nga ana e Dukagjinit na ka mbet burrëri

E publikuar: 01/11/2017 09:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-këshilltari i Mustafës në qeverinë e kaluar, Bajram Gecaj është habitur me qëndrimet e kryeministrit Haradinaj, i cili nuk ka përmendur që renditja e Kosovës në vendin e 40-të në të bërit biznes, është rezultat i punës së qeverisë së kaluar.

Gecaj me anë të një postimi në facebook ka shkruar se “Kam pas menduar se neve nga ana e Dukagjinit na ka mbet një trohë burrëri e traditë”.

Postimi i plotë i Gecajt:

“Kryeministri Haradinaj: Renditja e Kosovës në vendin e 40-të në të bërit biznes lajm i mirë për vendin”

Kam pas menduar se neve nga ana e Dukagjinit na ka mbet një trohë burrëri e traditë…Si bre nuk ja qiti goja me e thënë së paku një fjali mbi atë se ky sukses është rezultat i Qeverisë Mustafa, dhe ta thotë ndonjë fjalë falënderimi në emër të popullit të cilin pretendon ta përfaqësoi./Lajmi.net/