Gecaj i reagon Dacicit: Marrëveshjet kalojnë nëpërmjet Kushtetueses

E publikuar: 11/11/2015 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

KKëshilltari i kryeministrit të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, i cili ka deklaruar se Prishtina po tallet me bashkësinë ndërkombëtare pas vendimit të Kushtetueses për pezullimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave më shumicë serbe. Sipas Gecajt, në bazë të marrëveshjes së 25 gushtit parashihet që marrëveshja të kaloj nëpërmjet kushtetueses dhe atë në disa faza.

Më poshtë postimi i plotë i Gecajt:

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Dacic, paska thënë se Prishtina po tallet me bashkësinë ndërkombëtare, si reagim i tij ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për pezullimin e Marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Ja rikujtojmë atij se nëse bëhet fjalë për ndonjë tallje, atëherë kjo do të ishte një tallje jona e përbashkët, pasi që edhe kryeministri i tij, por edhe zonja Mogerini, kanë nënshkruar këtë marrëveshje e cila në brendinë e sajë parasheh një kontroll të tillë të kushtetueses, dhe atë në disa faza; pra, jo vetëm një herë.