Anëtari i Këshllit të Përgjithshëm të LDK-së Bajram Gecaj e ka komentuar deklaratën e zv.kryeministrit, Besnik Bislimit, i cili tha se pala serbe është dakorduar që të hapen arkivat shtetërore, përfshirë ato të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gecaj në një prononcim për Infosot.com thekson se qeverinë Kurti vazhdon ta quaj “qeveri e praktikantëve” sepse këtë epitet, sipas tij, po e dëshmojnë në vazhdimësi. Në anën tjetër, thotë se edhe kësaj radhe, qeveria e Albin Kurtit ka rënë në lojën e Serbisë.
“Unë në këtë cështje mund ta komentoj vetëm se kjo qeveri edhe një herë provoi se është vërtetë qeveri e praktikantëve, dhe edhe këtë herë ka rënë si adoleshentët në lojën e Serbisë”- tha Gecaj./Infosot.com/