Lajmet

Gecaj: Është pikërisht VV-ja që e ka futur në komunikim publik, gjuhën e urrejtjes, të dhunës dhe molotovit

07.04.2016 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gecaj: Është pikërisht VV-ja që e ka futur në komunikim publik, gjuhën e urrejtjes, të dhunës dhe molotovit

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje e cila ditë më parë e ka akuzuar LDK-në se po e fut gjuhën e urrejtjes në komunikim publik.

Gecaj ka thënë se është Vetëvendosje ajo që ka futur në komunikimin publik e politik në Kosovë gjuhën e urrejtjes, të dhunës, të molotovit, të sharjes e të ofendimit, dhe të etiketimeve nga më të ulëtat.

Ky është postimi i plotë :

Lëvizja Vetëvendosje qenka irrituar se LDK-ja para tri ditësh i qenka drejtuar me tri pyetje lidhur me ish-liderin e saj kontrovers dhe pak më gjerë. Në fakt, sipas një thënie popullore, “pyetje të gabuara nuk ka”.

Por, ndihem i obliguar të them se është pikërisht VV-ja ajo që e ka futur në komunikimin publik e politik në Kosovë gjuhën e urrejtjes, të dhunës, të molotovit, të sharjes e të ofendimit, dhe të etiketimeve nga më të ulëtat. Dhe tash, “pronarët e dijes, të vërtetës, e të gjithçka tjetër” në Kosovë, po bëjnë atë të cilën e bëjnë zakonisht, pra po luajnë rolin e viktimës.

Të gjithë e dinë kush janë njerëzit që filluan dhunën në Kuvend, që ia rrëmbyen mikrofonin ish kryeparlamentarit Krasniqi, që sulmuan e linçuan analistët Matoshi, Buzhala etj, që s’lanë gjë pa thënë për kryeministrin, ish-zëvendëskryeministrin, që më herët iu ngjitën emra nga më të ulëtit liderit të AAK-së e të Nismës, hodhën vezë e sulmuan me shumëçka zyrtarët publik e familjarët e tyre.

Të gjithë e dinë kush filloi me etiketat e “koalicionit të Rashkës”, me fjalë të llojit “argatë të Vuqiçit e të Millosheviqit”, “Esat Pasha”, ofenduan ambasadorë evropianë duke i quajtur të dehur, e shumë e shumë naivitete të këtij lloji, duke shkuar madje edhe deri në atë pikë sa që thanë pa fije dileme se shqiptarët nuk e duan Amerikën…

Andaj, diskursi i tillë më shumë se agresiv është rezultat dhe produkt ekskluziv i “vizionit të VV-së”, që dorën në zemër i detyroi edhe njerëzit më të përmbajtur ta quanin neveritës.

Apeli im është që VV të shmanget nga gjuha morbide, e bazuar në falsifikime siç ishte rasti i konferencës së të dielës së Konjufcës, e plotë sulme të tjera verbale e fizike kundër njerëzve të këtij vendi.

Skena politike në Kosovë më herët, për më shumë se 10 vjet, me gjithë mospajtimet dhe problemet e natyrave ndonjëherë edhe shumë të rënda ndërmjet partive të ndryshme politike, prapëseprapë kishte mbajtur një nivel të kënaqshëm të komunikimit dhe të korrektësisë politike.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare