Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Faceboook ka reaguar në lidhje me deklaratën e deputetit të pavarur Ilir Deda i cili ka thënë se gjatë muajit shkurt Lista “Alternativa ” do të përfaqësohet në Kuvend.
“Ilir Deda paska konfirmuar se së shpejti do të “shndërrohet” në deputet të “Alternativës” – ndoshta i “dhez” kësaj here, se populli thotë “e treta, e vërteta”!”


















