Çdo lëvizje anarkiste ka fillue me sulme me vo, me gaz lotsjellës, me skalper, kalojnë në thika e prej thikave kalojnë në armë”, tha Bajram Gecaj zavendësministër i MAPL’s, në studion e emisionit Rrokum Roll.
E kam prite këtë sulm, se ja kane ba edhe të tjerëve, kështu që nuk jam çuditë”, ka thanë Gecaj.
“Me këtë sulm ata e kanë ‘plagos’ edhe anëtarin e tyne, asht kryetari i Obiliqit që vjen nga AAK, poashtu kam marrë mesazhe nga tri partite opozitare të cilët me kerkojnë falje për këtë sulm”, tha Gecaj.
“Po më vjen keq se si burri plak, si asht Pal Lekaj, e ka marrë guximin me gjuejt me vo”, vlerësoi Gecaj.
Ai ka theksue se opozita nuk e din se çka rrezikojnë me këto veprime, po i shfrytezojnë rininë, sepse ata nuk e dijnë se sa janë të randësishme marrëdhaniet e mira me nderkombëtarët”.
Deklaratën e Driton Talit për Televizionin Rrokum, se fjala bazë e marrëveshjes së Asociacionit të komunave serbe “overview” ka shume kuptime, Gecaj tha “ai asht veç mendim i Driton Talit dhe e ka gabim, tue shtue se ata “e kanë diskutue në Bruksel këtë fjalë”.
“Vetëvendosja e ka këtë sistem qe po e perdor prej fillimit, partite e tjera qe ju kanë bashkue nuk e kanë. Dhe na nuk duhet me veprue me keto masa qysh po veprojnë ata, ka masa tjera qe kemi me i marrë”, ka shtue Gecaj.
Simbas tij, marrëveshja e Asociacionit asht votue në Kuvend në vitin 2013 me 2/3 e votave, le t’i bindin edhe deputetet tjerë e le t’i bajnë edhe ata 2/3 e votave dhe marreveshja hiqet, sepse kjo marrëveshje mundet me u hek vetëm nga Kuvendi, e jo nga Kryeministri Mustafa.