Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, thuhet se është pranë kalimit te skuadra e Fabio Cannavaros, Guangzhou Evergrande, për 50 milionë euro.
Sipas Gazzetta dello Sport, tashmë janë zhvilluar bisedime ndërmjet futbollistit, Cannavaros dhe Eusebio Di Francescos.
(Foto: Getty Images)
Guangzhou ka ofruar ta huazojë belgun me opsionin e blerjes para 30 qershorit.
GdS raporton se futbollisti do të përfitojë 12 milionë euro në sezon nëse ndodh transferimi në Kinë, ndërsa shitja e tij mund t’ia rregullojë Romës problemet buxhetore.
Qëndrimi i Nainggolan në Olimpico është vënë në dyshim prej se u detyrua të kërkonte falje për konsumim të duhanit dhe alkoolit.
(Foto: Getty Images)
Te klubi i ri, 30-vjeçari mund ta zë vendin e Paulinhos, i cili nënshkroi për Barcelonën për 40 milionë euro në verën e kaluar.
Lojtari belg është pjesë e Romës nga viti 2014, kur u transferua nga Cagliari. /Telegrafi/

















