Gazmend Muhaxheri e do postin e Isa Mustafës në LDK

E publikuar: 11/10/2016 00:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka folur për të ardhmen e tij politike në një paraqitje televizive.
I pyetur se a do të rikandidojë për kryetar të Pejës, Muhaxheri ka thënë se pretendon një post tjetër, atë të parit të partisë.

“Nga zero, pretendoj të bëhemi 1. Pse jo? Secili ushtar ka synim që të bëhet gjeneral”, ka thënë ai, duke qeshur, në emisionin “Natën”, në RTK.

Muhaxheri ka folur edhe për Demarkacionin. Ai ka thënë se territori që e menaxhon, nuk e humb asnjë metër katror, transmeton GazetaBlic.

“Për komunën që e menaxhoj them se nuk e humbim asnjë metër katror territori. E për të tjera shohim”, tha ai.