Gazetarja shqiptare kërcënohet nga një militant i ISIS

E publikuar: 04/06/2015 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetarja e kronikës në “Gazeta Shqiptare”, Aurora Koromani është kërcënuar nga ana e një personi, i cili është i dyshuar për terrorizëm.

Lajmi është publikuar në GSH, ku Koromani sqaron se ka marrë mesazh kërcënues nga ana e një personi.

“Duhet ta paguash”, ka qenë mesazhi që ka marrë Koromani.

Pas lajmit, gazetarja është kontaktuar nga Saimir Tahiri dhe nga Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Madje, për këtë kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare, si ABC News dhe AP.