Gazetarja ndërpret intervistën me Ramën pasi thirret Ezani, ai bën një veprim të çuditshëm

E publikuar: 22/06/2017 01:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mistral Air së shpejti fillon fluturimet nga Italia drejt Shqipërisë Në kohë që zhvillohej intervista e gazetares Rudina Xhunga me kryeministrin Edi Rama, në emisionin “Dritare me Rudinën”, u thirr Ezani.

Ky moment detyroi gazetaren të ndërpriste intervistën për disa minuta.

Pasi dëgjoi Ezanim, Rama tha: “Ça do bëjmë tani, do vazhdojmë?”.
“Jo, kur flet Zoti nuk flasin njerëzit”, u përgjigj gazetarja dhe urdhëroi regjinë të fusë reklama në transmetim.

Por, duket se koha e reklamave e mërziti Ramën. Teksa u kthyen në lidhje direkte, Rama tha: “7 orë reklama…”

“Shhhhhhhhhh, se jemi live”, u përgjigj gazetarja./albeu.com/