Gazetarja i zbulon sekretin, shikoni çfarë bën mënjeherë Zaimina Vasjari

E publikuar: 07/10/2017 17:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në intervistën e moderatorit Kelvi Kadilli me gazetaret që janë në pritje të ëmbël Elona Duro dhe Jonida Aliçkolli biseda është fokusuar edhe tek Zaimina. Sipas Duros, Vasjari ka hyrë tashmë në muajin e gjashtë të shtatzënisë. 

Megjithatë  këngëtarja ka nxituar të publikojë gjatë ditës së sotme një video në të cilën shfaqet më një fustan mbrëmje mjaft elegant duke pozuar për fotografin, Juxhin Kurti. 

Nuk dihet nëse kjo video është e ditës së sotme apo nëse Zaimina e ka publikuar për të “mbuluar” gjurmët. 

Gjithsesi edhe në këtë video dallohet disi barku i fryrë. Zaimina tashmë është zyrtarisht e fejuar me partnerin e saj prej vitesh tashmë. Zaimina dhe i fejuari i saj biznesmen kanë kaluar një lidhje të gjatë, ku njëfarë periudhe edhe janë ndarë. 

Megjithatë pas bashkimit pas tyre këngëtarja u pa shumë  pak në rrjete sociale duke mbajtur një profil mjaft të rezervuar. 

Sa i përket karrierës muzikore, nuk dihet se kur këngëtarja do të rikthehet me një material të ri muzikor, pasi të gjithë vëmendjen ja ka dedikuar biznesit të saj privat./Gazeta Express/