Gazetari spanjoll Dani Ramirez po raportonte live nga një plazh ku po fliste për turistët në Barcelonë, por ai duket se nuk e dinte se prapa shpinës së tij një burrë shfaqet lakuriq dhe në një moment fillon të vishet.
Ramirez kishte vendosur të raportoj nga plazhet e bukura të qytetit katalunas, por një detaj ia ka “shkatërruar” raportimin, transmeton Telegrafi.
Ky detaj nuk i kishte shpëtuar edhe shikuesve të shumtë të televizionit spanjoll TV3, të cilët menjëherë e filmuan për ta pasur si dëshmi.
Me të shpërndarë në rrjetet sociale, pamjet janë shikuar nga më shumë se 25 mijë persona për pak minuta. Ndërsa gazetari spanjoll ka shkruar një koment paksa satirik: “Po, është nxehtë në Barcelonë”. /Telegrafi/