Gazetari shqiptar thotë se Vuçiqi ka thënë “Kosova kurrë nuk ka qenë e jona, por na kanë rrejtë”

E publikuar: 26/11/2022 23:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vucic

Gazetari dhe publicisti Fahri Musliu, ka qenë i ftuar në emisonin “FAKTE me Adnan Merovcin” në Klan Kosova, ku ka shpalosur detaje e rrëfime ekskluzive.

Ai në këtë emison ka folur ekskluzivisht edhe për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndër të tjera, Musliu ekzkluzivisht për emisonin “FAKTE me Adnan Merovcin”, ka treguar edhe tri gjërat që i ka thënë Vuçiqi, por që nuk janë thënë asnjëherë nga serbët.

“Vuçiqi mundet me e kthy opinonin serb, t’paktën 90%, se edhe grupet djathtiste që i ka në Parlament, i ka nën kontroll, për arsye se e ka pushtetin absolut. Dhe, kur e ke pushtetin absolut, t’i ke metoda të ndryshme, njerëzit me përfitu, me i bind, metoda të ndryshme ke. Dhe, në këtë kontekst besoj se ai në një moment do t’a bëj një kthesë, kthesë për arsyje se ai ka thënë tri gjëra që deri sot askush nuk i ka thënë. Ai thotë se, ‘Ne nuk jemi popull qiellor, por, jemi toksorë’, që ata e konsiderojnë veten popull qiellor, por po mashtrohemi. E dyta, thotë se, nuk ka egzistu miti i Kosovës, por na kanë mashtru, dhe e treta, Kosova kurrë nuk ka qenë e jona, por na kanë rrejtë. Pas këtyre tri fjalive kam pritë se do të bëjë një kthesë radikale. Kur para tri vjetësh ka qenë në zenitin e fuqisë së vetë, mirëpo, mesiguri në politikë ka momente delikate”, ka rrëfyer gazetari Musliu.

Në këtë emison, ai tha se Vuciqi ka frikën se mos po e përjeton fatin e njejtë me atë të Gjingjiqit. Më tutje tregoi se çfarë i tha Gjingjiqi një muaj para se të vritej.

“Unë mendoj se ai ka edhe frikë se mos po e përjeton fatin e Gjingjiqit. Unë, një muaj para se me u vra Gjingjiqi, e kam pas intervistën në ‘Zërin e Amerikës’, pas bisedës ai privat ma thotë, ‘Në momentin që t’a konsolidoj pushtetin, unë dua me njoftë Kosovën, dua me ditë ku është kufiri im, cili është elektorati im edhe me shqiptarët me vendosë raporte fqinjësore të mira, jemi popull i ri dhe kemi prespektivë”, ka thënë Musliu.