Gazetari i njohur i Kosovës, Fisnik Abrashi, emërohet drejtor i lajmeve për Evropën Veriore në AP

E publikuar: 04/01/2018 22:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fisnik Abrashi at Associated Press’ London office, Thursday, Feb. 6, 2014. Abrashi, an AP correspondent and editor who covered wars and their aftermath on three continents, has been appointed all-formats news director for central and eastern Europe, responsible for leading video, photo and text coverage in a region stretching from the Balkans to Poland, it was announced Friday Feb. 7 2014. (AP Photo/Lefteris Pitarakis)

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, The Associated Press, ka zgjedhur një gazetar kosovar për drejtor të lajmeve.
Fisnik Abrashi është emëruar shef i lajmeve për Evropën Veriore në AP.

“Miq, pas gati katër vjetësh të paharrueshëm në Pragë, e kam braktisur këtë qytet të mrekullueshëm dhe jam zhvendosur në Berlin, ku do të jem drejtor i lajmeve për Evropën Veriore në AP”, ka bërë të ditur Abrashi, nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Jam i entuziazmuar që po i bashkohem kolegëve të mi të talentuar dhe kreativë në veri, teksa po nisim një rrugë emocionuese në ndjekje të ngjarjeve, rrëfimet për të cilat ju do të dëshironi t’i lexoni, t’i shikoni e t’i shpërndani sa më shumë që të munden gishtat tuaj”, ka shkruar Abrashi në rrjetin social. /Express/