Gazetari gjerman Michael Martens, po qëndron për një vizitë në kryeqytetin e Serbisë në Beograd.
Ai si duket është bërë nervoz me disa sjellje të serbëve gjatë qëndrimit në kafene.
Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung tha se atij i kanë penguar bisedat banale dhe me zë të lartë.
Michael Martens, mbeti i habitur nga kjo duke pyetur se “pse nuk i kanë mësuar prindërit si të sillen?”.
“Burrat ballkanas në një kafene. Pse duhet të flasin gjithmonë me zë aq të lartë sa të gjithë në afërsi të 15 metrave të detyrohen t’i dëgjojnë llafet e tyre banale? Pse prindërit e tyre nuk i kanë mësuar si të sillen? Përshëndetje nga Beogradi” – ka shkruar ai në Twitter.