Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, gazetari Elio Laze bënë raportimin e një ngjarje për të cilën ende nuk dihet asgjë.
Bëhet fjalë për një aksident të ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:33 në fshatin Krahës ku ka mbetur i plagosur rëndë një qytetar.
Sipas Lazes thuhet se automjeti i tipit BMW i përket Drejtorit të Policisë së Qarkut Gjirokastër.
Një ngjarje në hetim apo e fshehur? Kështu ka dashur ta quajë këtë raportim Elio, ngjarje për të cilën ende nuk është marrë vesh asgjë…
Ngjarje e fshehur apo hetim ne vijim?
Ne oren 20:33 minuta ne rrugen nacionale prane fshatit Krahes nje automjet BMW Serie 1 (per arsye etike spo publikoj targen), ka shkaktuar nje aksident automobilistik me nje te plagosur rende.
Ketu fillon historia. Ne rradhe te pare automjeti qe ka shkaktuar aksidentin nuk ka ndaluar ne vendngjarje. Dhe me e renda e historise eshte qe automjeti thuhet se i perket Drejtorit te policise se Qarkut Gjirokaster. I plagosuri Axhem
Mertiri ndodhet ne gjendje te rende ne spitalin rajonal te Fierit.
Perse kjo ngjarje nuk eshte bere publike ende?


















