Gazetari Berisha vazhdon dëshminë në Speciale: Në dosje ka pasë kërkesa drejtuar prokurorëve serbë

E publikuar: 27/10/2021 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Halil Berisha ka vazhduar dëshminë e tij pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në rastin e ish drejtuesve të OVL-së së UCK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.Berisha është marrë në pyetje nga prokurori lidhur me dëshmitë të cilat i kishte prezantuar OVL, e të cilat pretendohet se kanë rrjedh nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se në to ka parë kërkesa drejtuar prokurorëve serbë për të siguruar dëshmitarë, njofton Klankosova.tv.“Ka pasë emra të personave që task-forca ka synuar t’i intervistojë dhe ka kërkuar ndihmë nga prokurorët serbë”, është shprehur Berisha.

“Një pjesë e këtyre dokumenteve kanë qenë kërkesa të taks-forcës speciale të hetimit drejtuar prokurorëve serbë që të siguroheshin dëshmitarë, të cilët janë përmendur me emra”.Berisha ka folu për kohën kur është kontaktuar nga Specialja, duke thënë se i është bërë me dije se do të merret në pyetje në cilësinë e dëshmitarit.“Në kontaktin e parë ka qenë prokurorja Valeria Bolici.

Në intervistimin e parë në Kosovë nuk kam pasë fletëthirrje. Më është thënë se do të intervistohesha në cilësinë e dëshmitarit. Më është thënë që nuk jam në cilësinë e të dyshuarit”.Më tej ai ka thënë se nuk ka pritur asnjëherë që do të dëshmonte para Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Jam gazetar dhe nuk kam prit që të jem si dëshmitar sepse e kam kryer punë time me përpikëri dhe profesionalizëm. Ka qenë e çuditshme dhe kur më është bërë ftesa kam kërkuar që bashkë me mua të jetë edhe avokati Arianit Koci”.