Gazeta spanjolle AS: Roberto Moreno ka ofertë nga Kosova

E publikuar: 12/12/2023 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri spanjoll Roberti Moreno, ka ofertën për ta drejtuar kombëtaren e Kosovës.

Kështu shkruan gazeta spanjolle “AS”.

Por, sipas kësaj gazete Moreno i ka edhe dy oferta të tjera. Përpos “Dardanëve”. trajneri spanjoll mund ta marrë drejtimin e Adana Demirspor në Turqi dhe Sochi, në Rusi.

Sipas “AS”, ka pak gjasa të pranojë ofertën e Kosovës, por nuk përjashtohet mundësia që ai ta pranojë ofertën e FFK-së.

Dje, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, u pa teksa diskutonte në Stamboll me Roberto Morenon.

Përvoja e fundit e Robert Morenos, ishte me Granadan vitin e kaluar. Që atëherë ai ka pasur disa propozime por nuk ka pranuar asnjërën prej tyre.

Kombëtarja e Kosovës është në kërkim të trajnerit të ri.

“Dardanët” e shkarkuan Primozh Glihan, nga pozita e shefit të shtabit teknik, pasi nuk u arrit kualifikimi për “EURO 2024”./KlanKosova