Gazeta serbe ‘Pravda’, duke njoftuar për protestat e LSDM-së, transmeton se në të njejtat u dëgjuan edhe thirrje Uçk-Uçk ndërsa u panë edhe hartat e Shqipërisë së Madhe në mes të Shkupit.
‘Nëse u besohet shpekulimeve që sillen në politikën e Shkupit, të cilat nuk mund ti vërtetojmë, nuk përjashtohet mundësia e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe kryeministri i ri të jetë shqiptar. Gjithashtu kemi edhe shpekulime për faktin se në mitingun e opozitës u pa përkrahje e Brigadës së Kosovës 113 ‘Ismet Jashari’, dhe që Zaevi është parë me njerëz të lidhur me atë brigadë dhe se u dëgjuan thirrje ‘Uçk-Uçk’ duke valuar edhe flamuj të Shqipërisë së Madhe, shkruan Pravda.rs