Ngjarja e tmerrshme që ndodhi në Gjilan ku u sulmua portieri i Ballkanit Stivi Frashëri, duket se i ka tejkaluar kufijtë e Kosovës.
Tani jo vetëm mediat në vend por edhe jashtë saj kanë nisur të raportojnë për rastin.
Gazeta kroate Index.hr, i ka kushtuar një artikull ngjarjes të shoqëruar me një video nga faqja zyrtare e klubit të Ballkanit.
“Tifozët vendas hynë në fushë, gjë që e ndërpreu menjëherë ndeshjen dhe një video e postuar në Facebook nga Ballkani tregon se si disa tifozë sulmuan brutalisht portierin e tyre Stevie Frashëri. Pamjet tregojnë një tifoz duke e përplasur Frashërin në tokë, ndërsa një tjetër e godet me shkelma në kokë. Mysafirët nuk kanë pranuar të vazhdojnë takimin dhe Frashëri është dërguar me ambulancë në spital”.
Po ashtu në shkrim përmendet edhe ish-futbollisti i Hajdukut Lumbardh Dellova.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi qysh në start të ndeshjes.
E barazimi erdhi tek në fundin e takimit kur portieri i Gjilanit Enea Koliçi, realizoi me kokë nga këndi.
Pas kësaj situata doli nga kontrolli ku pas shënimit të golit tifozët gjilanas filluan për të hyrë në fushë.
Dy prej tyre e sulmuan portierin e ekipit të Suharekës , duke e shndërruar situatën në një tollovi të vërtetë.
Artikullin e plotë të gazetës kroate Index.hr mund ta gjeni. /Këtu/