Sllovenia bëri gabime të panevojshme me rastin e arrestimit dhe konfiskimin e pasaportit të ish-kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj.
Ky është komenti qendror, i botuar sot në gazetën Dnevnik.
Aty thuhet se gabimet u bënë pavarësisht asaj nëse fletarresti ndërkombëtar për Haradinajn ishte valid ose jo.
“Kur Prishtina reagon në mënyrë histerike për arrestimin, Sllovenia, në njëfarë mënyre e vë në pikëpyetje krejt procedurën e zhvilluar në kufirin e saj dhe në gjykatën e saj. Ajo u fut në një politizim të panevojshëm pasi kryeministri Miro Cerar premtoi se do të përshpejtohet procedura gjyqësore dhe pasi ministri i jashtëm, Karl Erjavec ka thënë se Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi, edhe në rast se gjykata e kërkon një gjë të tillë”, shkruan Dnevnik.
Gazeta ka thënë se edhe deklaratat e Haradinajt ishin tepër të guximshme, me kritikat ndaj Sllovenisë.
Shkrimi përmend rastin e arrestimit të natyrës së njëjtë, të boshjnakut Naser Oriq, në Zvicër, për cfarë thuhet se autoritetet në Sarajevë nuk kritikuan qeverinë zvicerane, por atë të Bosnjës për shkak se nuk është angazhuar të fshijë fletarrestin në fjalë, kur dihet se Oriq ishte shpallur i pafajshëm për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata e Hagë, sikur ka ndodhur edhe me Haradinajn.
Pavarësisht se Prishtina nuk i ka kërkuar Sllovenisë ta pastrojë listën, Dnevnik thotë se Lubjana ka asrye të forta për t’u ndjerë keq në lidhje me këtë incident.
“Edhe pse Haradinaj nuk nxiti skandal diplomatik qëllimisht, ai, edhe mëtutje, ‘padrejtësisht vë në pikëpyetje miqësinë e Sllovenisë me Kosovën’ për cfarë Sllovenia do duhej ta trajtojë njëjtë sikur tjerët, tamam si edhe Zvicra”, thuhet në komentin e Dnevnik.
Haradinaj që po pret në Lubjanë t’i kthehet pasaporta, ka akuzuar Slloveninë se po bën një lojë të fëlliqur me shqiptarët, pasi është duke respektuar fleltarrestin e një shteti që nuk ekziston më. Kërkesa për arrestimin e tij është rifreskuar më 2006, nga shteti që në këtë kohë quhej Unioni Serbi-Mali i Zi./gazetablic/