Gaxherri: Për LDK-në territori i Kosovës i panegociushëm

E publikuar: 25/06/2015 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Besa Gaxherri tha se LDK-ja po kërkon që kufijtë që ekzistojnë në hartë të ekzekutohen në teren.

Ajo tha se në vitin 2001, Mali i Zi filloi t’i atakoj qytetarët që jetojnë afër brezit kufitar me Malin e Zi, derisa në vitin 2002, Mali i Zi u fut brenda territorit të Kosovës dhe shembi varrezat shumë shekullore.

Gaxherri shtoi se LDK është shumë e përkushtuar që të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët, por LDK-ja kërkon respekt të njëjtë nga fqinjët e vendit.

Deputetja Gaxherri tha me tutje se për LDK-në territori i Kosovës është i panegociushëm