Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Gaxherri i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës t’i analizojë mirë çështjet e demarkacionit me Malin e Zi dhe të mos ngutet.
Në intervistën dhënë gazetës “Epoka e re”, Gaxherri ka thënë se Qeveria i ka në dorë të gjithë mekanizmat ligjorë dhe kushtetues për ta vendosur drejt çështje.
Sipas saj, ka mundësi që demarkacioni me Malin e Zi të rishikohet.
Gabzherri ka kritikuar edhe qasjen e opozitës ndaj demarkacionit, duke vlerësuar të gabueshme nxjerrjen e kësaj çështje në rrugë. /Telegrafi/