Policia e Kosovës do të shpenzojë rreth 1 milion euro për furnizim me ushqim për pjesëtarët e saj në të gjithë vendin, raporton Express.
Përmes njoftimit për nënshkrim të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregulltiv të Prokurimit Publik, Policia ka bërë me dije se kohëzgjatja e kësaj kontrate do të jetë 36 muaj.
Shuma e saktë e parave që janë ndarë për këtë tender është 944 mijë e 150 euro.
Për të kryer këtë furnizim, ofertat i kishin dorëzuar katër kompani, por që në fund fituese është shpallur kompania “Beni Dona Plast”.
Kontrata është nënshkruar më 9 mars të këtij viti.




















