Gati marrëveshja për pensionet Shqipëri-Itali, rreth 500 mijë shqiptarë do të përfitojnë

E publikuar: 26/07/2022 18:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Grupit Parlamentar të PS në Shqipëri, Taulant Balla ka dhënë lajmin e mirë për marrëveshjen me Italinë në lidhje me pensionet.

Balla ka bërë me dije se ka përfunduar negocimi teknik dhe do të vijohet me procedurat e ratifikimit të kësaj marrëveshje.

Rreth 500 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga hyrja në fuqi e saj.

Postimi i Taulant Ballës:

LAJM I MIRË

Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet

Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi.