Gati funksionalizimi i Gjykatës Speciale !

12.02.2016 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Përderisa institucionet e Kosovës ende nuk i kanë përmbushur në tërësi obligimet e veta karshi bashkëpunimit me Gjykatën Speciale, kjo e fundit po vazhdon hetimet për krimet e supozuara të pjesëtarëve të UÇK-së ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.
Në një përgjigje elektronike për RTK-në, kryeprokurori i Task Forces speciale hetimore, David Schwendiman, bën thirrje që të gjitha palët e përfshira në themelimin e Gjykatës Speciale t’i kryejnë punët e veta.

“I inkurajoj të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces, që të vazhdojnë të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për ta kryer këtë punë. Unë nuk mund të komentoj për çështjet që janë nën hetim”, ka thënë ai.
Schwendiman konfirmon se Task Forca speciale po vazhdon hetimet për sa i përket krimeve të supozuara.

“Task Forca Speciale hetimore është e ngarkuar me kryerjen e hetimeve dhe do të vazhdojë deri në kohën kur është e mundur që për këto çështje të lëvizet në një nivel tjetër”.

Ndërkohë, sa i përket themelimit të dhomave speciale, Schwendiman thotë se kjo do të marrë edhe pak kohë deri në finalizim.

Ndërsa sa i përket mundësisë së ngritjes së aktakuzave, ai nuk preferon të lëshohet në komente, mirëpo thekson se po punohet në atë drejtim.

“Implementimi i ligjit të aprovuar në gusht dhe themelimi i dhomave speciale dhe zyrës së prokurorit special do të marrë ende kohë për t’u kompletuar. Roli im është i kufizuar në punën e Task Forcës Hetimore Speciale, kështu që unë nuk jam në gjendje të them gjë në lidhje me atë se kur dhomat e specializuara apo prokuroria do të jetë funksionale. Unë e di që njerëzit janë duke punuar shumë që një gjë e tillë të ndodhë”, ka theksuar ai.

Për funksionalizimin e Gjykatës Speciale, Kosovës i ka mbetur edhe ratifikimi i marrëveshjes me Holandën, marrëveshje kjo e cila tashmë është negociuar mes autoriteteve kosovare dhe atyre holandeze. Megjithatë, kjo marrëveshje ende nuk ka shkuar për ratifikim në Kuvend, edhe pse vitin e kaluar thuhej se do të vihet si pikë e rendit të ditës në janar.

Sidoqoftë, RTK merr vesh se kjo marrëveshje do të trajtohet në një ndër seancat e para që do t’i mbajë Kuvendi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së