Gati 50% e votave të numëruara, ky është rezultati i votave për deputetë

E publikuar: 30/12/2025 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është duke vazhduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga votimet e 28 dhjetorit.

Deri më tani janë numëruar 46,27 për qind e këtyre votave.

Në përditësimin e fundit nuk ka ndryshim të madh në këto votat, ku top 5-shet e partive kanë mbetur të njëjta.

Në Vetëvendosje po prinë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

Në Partinë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.

Ndërkaq, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës po prinë Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku.