Gati 2 mijë raste, IKSHPK lëshon thirrjen: Vaksinohuni, pandemia s’ka mbaruar

E publikuar: 27/07/2022 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka apeluar qytetarët që të vaksinohen dhe të bartin maskat në ambiente të mbyllura.

Vetëm sot u njoftua se në 24 orët e fundit afër 2 mijë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin Covid-19, duke bërë që IKSHPK të bëj thirrje tek qytetarët për vaksinim, pasi që, siç thuhet nga ky institut, pandemia nuk ka mbaruar, shkruan lajmi.net.

“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe  vaksinohuni! Fatkeqësisht sot janë raportuar  tri raste të vdekjes nga kjo sëmundje! Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”, thuhet përveç tjerash nga IKSHPK.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe  vaksinohuni!

Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.

Fatkeqësisht sot janë raportuar  tri raste të vdekjes nga kjo sëmundje!

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç;

me dozën e katërt, mund të vaksinohen personath e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë.

MSh dhe IKSHPK  rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të  vaksininohen kundër COVID-19. #Vaksinohuni!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!