Gati 12 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

E publikuar: 19/03/2021 08:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

1 mijë e 736 qytetarë të Kosovës që nga marsi i vitit të kaluar e deri më tash kanë vdekur si shkak i infektimit me COVID-19.

Sipas të dhënave ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), janë 79 mijë e 793 qytetarë të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Aktualisht në vend janë 11 mijë e 736 raste aktive me COVID-19.