Avokati mbrojtës i Sylejman Selimit, Tomë Gashi, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për rastin “Drenica II”, duke thënë se ky vendim ka qenë i ndikuar nga politika ndërkombëtare dhe ajo vendase.
Ai ka vlerësuar se ky aktgjykim është skandaloz dhe një masakër juridike.
Gashi ka thënë për “Epoka e re” se pala mbrojtëse nuk do të dorëzohet, por do të ankohet në Gjykatën Supreme.
Ai shpreson se kjo gjykatë, si instanca më e lartë juridike në Kosovë, do të veprojë dhe të punojë në bazë të drejtësisë, e jo t’i deshifrojë dëshirat e atyre që kanë qenë dhe janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas tij, në fund të rastit “Drenica II” do të fitojë drejtësia, meqë të akuzuarit janë dënuar me vendim politik dhe pa asnjë provë.

















