Gashi thotë se LDK-ja nuk e voton Qeverinë Kurti

E publikuar: 22/03/2021 17:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se kjo parti nuk e voton Qeverinë Kurti.Ai ka thënë se ka dyshime të shumta për mbajtjen e kësaj seance.
“Kemi një person që është dekretuar për kryeministër e i cili është i dënuar. Është raportuar në media që LDK ka votuar një kryetar serb për nënkryetar të Kuvendit dhe kjo nuk është e vërtetë. LDK nuk e ka përkrahur. Nuk do ta votojmë Qeverinë Kurti”, ka thënë ai.