Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se marrëveshja e fundit me Serbinë është humbje për Kosovën.
Gashi thotë se Asociacioni që do të formohet me këtë marrëveshje të dakorduar më 27 shkurt në Bruksel e më pas më 18 mars në Ohër, ia kalon me kompetenca edhe marrëveshjes së vitit 2013 të nënshkruar nga ish-kryeministri Isa Mustafa.
Sipas Gashit, Kosova do të bëjë lëshime të mëdha ndaj Serbisë.
“Kurti ia kaloi edhe Thaçit e Mustafës”, tha ai në emisionin Pressing në T7.
Tutje Gashi tha se vetëmenaxhimi është lojë e fjalëve për atë që e pret vendin. /Express/