infosot
  •   Fillimi
  •   Lajmet
    • Lajmet
    • Bota & Rajoni
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Lokale
  •   Sport
  •   Lifestyle
    • Lifestyle
    • Stil
    • Këshilla Seksuale
  •   Tech
  •   Opinione
  •   Showbiz
  •   Fun
    • Fun
    • Kuriozitete

Infosot.com

  • Ballina
  • Lajmet
    • Bota & Rajoni
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Lokale
  • Sport
  • Lifestyle
    • Stil
    • Eros
  • Tech
  • Opinione
  • Showbiz
  • Fun
    • Kuriozitete

Gashi: Nuk kam thënë që UÇK-ja ka kryer krime, por individë të saj – keqpërdorues të uniformës

E publikuar: 24/04/2020 23:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkëlzen Gashi, i cili është këshilltar politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka sqaruar deklaratën e tij për UÇK-në.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se nuk e ka përfshirë UÇK-në si terësi kur ka thënë se ka kryer krime, por individë, keqpërdorues të uniformës.

Gashi thotë se deklarimet e tij i ka mbështetur bazuar në vendimet e gjykatave, UNMIK, EULEX, dhe raporteve të organizatave ndërkombëtare.

“Unë nuk kam thënë që UÇK-ja ka kryer krime, por INDIVIDË të UÇK-së (keqpërdorues të uniformës së UÇK-së), qofshin edhe të lartë në hierarkinë e saj (ky nuk është mendim imi, por këto janë vendime të gjykatave të ICTY-së, UNMIK-ut, EULEX-it, si dhe mendime të raporteve të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si Human Rights Watch e Amnesty International). UÇK-në dhe luftën e popullit tonë për liri e pavarësi e mbrojmë kur pastrohet nga krimet e individëve që i kanë kryer ato në emrin tonë”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, Kosova duhet mbrojtur nga Gjykata Speciale, atëherë kur vet shqiptarët i denojnë kriminelët që sipas tij në emër të shqëiptarëve kanë kryer krime.

“Kosovën e mbrojmë nga Gjykata Speciale dhe sulmet tjera që thonë se Kosova është krijesë e një ndërmarrjeje kriminale, vetëm kur ne vetë i dënojmë ata që në emrin tonë kanë kryer krime kundër civilëve të pafajshëm. Kështu e kanë mbrojtur kroatët Kroacinë, kështu duhet ta mbrojmë edhe ne Kosovën”, thekson Gashi.

Ndaj, tij pati reagime të ashpra nga PDK, AAK, po ashtu OVL e UÇK-së.

Po ashtu nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se vendimi për Gashin i takon kryeministrit Kurti, por sipas tij nuk pajtohet me ato deklarata.

Ai ka thënë se e njeh shumë më mirë se Gashi raportin e Dick Martyt dhe sipas tij ai raport nuk është i bazuar në fakte.

“Mendoj që raporti i Dick Marty-it është inicuar nga Rusia”.

NGA KATEGORIA

Petkoviq-Sorensenit: Pa hapa konkretë për Asociacion, s’ka përparim në dialog

KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

Kina dhe Kanadaja bien dakord për uljen e tarifave pas takimit Xi–Carney në Pekin

Portreti i Maqedoncit vendoset në galerinë e personaliteteve të shquara të Ushtrisë së SHBA-së

TË FUNDIT
Petkoviq-Sorensenit: Pa hapa konkretë për Asociacion, s’ka përparim në dialog
KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale
Kina dhe Kanadaja bien dakord për uljen e tarifave pas takimit Xi–Carney në Pekin
Portreti i Maqedoncit vendoset në galerinë e personaliteteve të shquara të Ushtrisë së SHBA-së
U tërheqet licenca 16 mësimdhënësve, Nagavci: Reformat në arsim kërkojnë përgjegjësi
Kryeministri Kurti zhvillon takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë
Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për pagën minimale, nga janar 425 euro dhe 500 euro në korrik
​“Dërgoi e-mail”, Sveçla mungon sërish në seancën për gazin lotsjellës
MPB liston rregullat për automjetet e regjistruar në vendin e huaj e që lëvizin në Kosovë
Pas sulmit në Ortopedi, protestojnë punëtorët e Spitalit të Mitrovicës

Media Shqipëtare

  • RTK
  • Zëri
  • Telegrafi
  • Rrokum TV
  • Express
  • Koha
  • Tribuna
  • Kosova Sot
  • KosovaPress
  • Lajmi.net
  • Evropa e Lirë
  • Deutsche Welle
  • Zëri i Amerikës
  • Epoka e re
  • BotaPress
  • Gazeta Blic
  • Politiko
  • IndeksOnline
  • Krokodili
  • Gjirafa
  • Albinfo.ch
  • Kallxo
  • RTV 21
  • Klan Kosova
  • 2LONLINE
  • Kosova Live
  • Kosova e Lirë
  • Gazeta Lajm
  • Politiko
  • Gazeta Fjala
  • Ora News
  • Top Channel
  • Mapo Online
  • Rajonipress
  • BalkanWeb
  • NOA
  • Panorama
  • Shekulli
  • Gazeta Standard
  • Nacional Albania
infosot.com
Partnerët medial:
infosot.com
infosot.com
Kontakti | Marketingu | Immpresum | Institucione

Infosot është portal i pavarur i lajmeve, i themeluar nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2007. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të portalit Infosot.com, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Infosot Sh.P.K | M: +383 49 323 333 | +383 44 383 333 | E: mailto:[email protected]

© INFOSOT.com - 2007 - 2024 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

✕