Gashi në MLS, firmos për 4 vjet me Colorado Rapids

01.02.2016 22:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gashi në MLS, firmos për 4 vjet me Colorado Rapids

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Shkëlzen Gashi, ka surprizuar të gjithë duke vazhduar karrierën e tij jo në kontinentin e vjetër, por përtej Atlantikut, në SH.B.A.

Futbollisti 27-vjeçar, që nuk po gjente hapësira në radhët e kampionëve të Zvicrës pas ardhjes së trajnerit Fischer, vendosi të luajë në MLS, pavarësisht se kishte zëra se për të po interesoheshin dhe klube të Serisë A si Torino dhe Sampdoria.

Largimi nga Baseli dukej thjesht çështje kohe duke qenë se Gashi dëshironte që të mos humbiste mundësinë për të luajtur në Europianin francez.

Gashi këtë të Hënë kaloi me sukses dhe vizitat mjekësore me klubin amerikan përpara se të hidhte firmën e tij mbi kontratën 4-vjeçare, ndërsa te skuadra e re ai do të mbajë veshur numrin 11.

Në intervistën e tij të parë, Gashi falenderoi klubet e tij të mëparshme, ndërsa theksoi se do të japë maksimumin për skuadrën e tij të re.

Zërat për një kalim të mundshëm të tij në SH.B.A. ishin shtuar ditët e fundit pasi lojtari kishte munguar në ndeshjen miqësore të Baselit ndaj Austrisë së Vjenës.

Në Zvicër, sulmuesi i Kombëtares vitin e kaluar u shpall futbollisti më i mirë i kampionatit, ndërsa ka fituar dhe dy herë “Këpucën e Artë” të Raiffeisen Superliga të Zvicrës.

Skuadra e tij Colorado Rapids, sezonin e kaluar u rendit në vendin e 10-të të Konferencës së Perëndimit duke mos u kualifikuar dot për në play-off.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)