Gashi mohon akuzat për sharje e ofendime, thotë se për 10 vite s’ka marrë kompensim për derivate

E publikuar: 07/02/2022 11:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i grupit të deputetëve të LDK, Arben Gashi, ka mohuar kategorikisht se ka sharë e ofenduar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe këshilltarin e Glauk Konjufcës.

Gashi u akuzua nga kryeparlamentari Konjufca dhe deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, për sharje e ofendime rreth kompensimit të shpenzimeve të derivateve për deputetë.

“Mbledhja dështoi se kryetari i kuvendit ka bërë shkelje. Shefi i kabinetit ka thënë të pavërteta. Pra ne si deputet jemi përgjegjës por nuk mundet që përfaqësuesi të shtrembëroj fakte. Unë kam pasur distancë dhe nuk është e vërtetë. Qe 4 mandate nuk marr shpenzime. Shefi i kabinetit nuk do të duhej të ishte në mbledhje të kryesisë”, tha Gashi.

Ai tha se 10 vite sa është deputet nuk ka marrë asnjë kompensim për këtë çështje.