Ish-zëvendësministri për Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Milazim Gashi, ka thënë se shumë shpejt Albin Kurti nuk do të jetë kryeministër i vendit.
Gashi tha se bashkësisë ndërkombëtare i ka humbur durimi ndaj Kurtit.
Ai ka thënë se kryeministri i ri mund të jetë nga partia e Lëvizjes Vetëvendosje ose do të ketë zgjedhje të reja.
“Ka një afat, sepse Kurti ose do ta bjerë një kryeministër nga partia e tij, po shpresojmë që veç se kanë nis negociatat për ndërrimin e kryeministrit të Kosovës. E them me plot përgjegjësi. Më vjen keq për Kurtin sepse kem prit që të reflektoj dhe të sjell diçka të mirë për vendin tonë dhe jo të barrikadohet dhe të futet në konflikte me tërë botën”, ka thënë ai për Dukagjinin.
Ai ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se një bashkësi e tillë nuk do të themelohet.
Sipas tij, nëse nuk shkarkohet Kurti, ai do ta dorëzojë vetë mandatin.