Gashi i thotë Konjufcës: Rrezikon me humb vendin e punës nëse dënohesh për gaz lotsjellës

E publikuar: 27/10/2023 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur një seancë të veçantë ku në rend të ditës është miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i ka thënë kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, se rrezikon të humbasë vendin e punës si deputet në rast se shpallet fajtor për hedhje të gazit lotsjellës.

“Edhe ti kryetar i kuvendit rrezikon me hup pozitën nëse dënohesh, nuk po e mbaj mend që ke gjuajt gaz lotsjellës”, është shprehur Gashi i LDK-së.