Gashi deputetëve të VV-së: Projekti juaj i izolimit, i yni i hapjes dhe zhvillimit

E publikuar: 09/10/2020 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thurur lavde për qeverisjen e kryeministrit Avdullah Hoti gjatë 100 ditëve të para.

Ai në seancën e sotme plenare, tha se vendimet e kreut të qeverisë kanë bërë që Kosova të shndërrohet në qendër rajonale.

“Kosova shndërrohet në një qendër rajonale, rrugët e Kosovës janë ato që lidhin rajoni dhe Evropën qendrore. Dalja në Adriatik dhe Durrës e Selanik do të jetë përmes Kosovës” , tha ai.

Gashiadresoi kritika ndaj deputetëve të LVV-së ku tha se projekti i tyre ishte i izolimit, ndërsa i LDK-së i hapjes dhe zhvillimit ekonomik.

“Kujtoni 100 ditët e izolimit total, kujtoni kur ishin të izoluar në aspektin ndërkombëtar, nacional, ekonomik dhe shëndetësor. Ky ishte projekti i juaj, izolim. Ky është projekti ynë hapje dh zhvillim ekonomik”, tha ai.

Krahas kësaj ai tha se qasja e deputetëve opozitar duke mos votuar pakon e rimëkëmbjes ekonomike të qeverisë ka bllokuar qindra miliona euro të aktivizohen në ekonomi.

“Qasja distrikteve të juaj duke mos marrë pjesë as në votim. As kundër duke mos votuar sepse është qasjes desktruvie, kjo qasje do të marrë ndëshkimi ne merituar. Qindra miliona euro nuk kanë arritur të aktivizohen në ekonomi për shkak të qasjes së juaj, por shpejt do të vije fundi”, tha ai./E.Zeqiri/