Tema1

Gashi: Amerika nuk do të lejojë që të destabilizohet Kosova

02.04.2016 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gashi: Amerika nuk do të lejojë që të destabilizohet Kosova

Avokati Tomë Gashi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, thotë se vazhdon të besojë se Kosova nuk është krejtësisht shtet i pashpresë, por siç thotë, shpresa është tek ndryshimet që ato fillimisht duhet të jenë politike.

Këtu ai nënvizon se duhet të ndryshohet shumica e klasës politike, e veçanërisht e atyre që e kanë sjellë Kosovën deri në këtë pikë, ta quajmë të pashpresë, dhe të njëjtët duhet të largohen nga skena aktuale politike, e posaçërisht ata të nivelit të lartë.

Më tej, Gashi ndan mendimin se Kosova do t’i ketë punët shumë më mirë kur rrugën e saj ta trasonin gjeneratat e reja, që janë shkolluar në Kosovë, por edhe jashtë saj, pasi, sipas tij, ata janë të specializuar për punën e tyre, ku në secilin sektor të jetës shoqërore të udhëheqjes së shtetit duhet t’i vendosim apo, siç thotë, t’i lëmë që ta kryejnë punën e tyre vetëm profesionistë e jo ata, të cilët thirren me merita kinse të kaluara e posaçërisht me ato të luftës, ngase koha e tyre thuajse ka kaluar.

Në këtë kontekst ai thotë se këtë më së miri e kishte thënë edhe ish-zëdhënësi i State Departamentit Amerikan, James Rubin, i cili para dy viteve kur ishte në Kosovë, me këtë rast kishte deklaruar se një pjesë e strukturave të larta të ish-udhëheqjes së UÇK-së, të cilët janë në politikë, tani duhet të tërhiqen nga aktiviteti politik, për shkak se nuk kanë dhënë kurrfarë rezultatesh apo se ato janë negative, në të kundërtën gjithnjë, sipas Rubinit, nëse këtë nuk e bëjnë me nder, do të gjenden mënyra të tjera për t’i larguar nga skena politike, dhe këtu Gashi thotë se ndoshta ai ka menduar edhe me formimin e Gjykatës Speciale.

“Amerika normalisht si edhe më herët ka pasur lista të zeza të individëve të caktuar për të gjithë regjionit, por edhe të Kosovës, ku aty kanë qenë me emra dhe mbiemra të identifikuar personat në të ashtuquajturën ‘Listë e Zezë’ dhe për ata ka qenë e ndaluar shkuarja në Amerikë”.

Gashi shton se Amerika është shteti më mik i Kosovës pas Shqipërisë, e në këtë drejtim, sipas tij, duhet ta dimë se Kosova përveç që faktikisht ka qenë projekt amerikan, ajo ka investuar shumë deri tek liria që e kemi sot dhe kësisoj, siç thotë ai, Amerika nuk do të lejojë që të destabilizohet vendi apo që përjetësisht të vazhdohet me këtë ritëm dhe rezultate negative nga struktura politike.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare