Gashi: Aktakuza për korrupcion, paralojë per me akuzue per krime lufte UCK’n e Limajn!

E publikuar: 29/09/2015 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gashi: Aktakuza për korrupcion, paralojë per me e akuzue per krime lufte UCK’n e Limajn!

Tomë Gashi, i ftuem n’emisonin Rrokum Rroll,  foli rreth aktakuzes ndaj Fatmir Limaj.

Gashi tha se kemi te bajmë me nji aktakuzë te vjetër, e cila nuk ka pasë baza per me e vazhdue cashtjen në Gjykatë.

“Kemi te bajmë me aktakuzë te vjetër e jo te re, ku prokurori i vjetër ka thanë se nuk ka bazë për me vazhdue matej cashtjen, por mbas 3 viteve kjo aktakuzë vleresohet me bazë per vazhdimin e cashtjes se Fatmir Limaj”, ka thanë Gashi tue shtue se asht cudi se kur nuk kanë  cashtje serioze me u marr, merren me Fatmir Limajn.

Simbas tij asht e paqart dhe joligjore qe aktakuza me u permisu  për 3 vite, ku mundet me u permisue per disa ditë.

“Vetë EULEX po e forcon ma shumë Fatmirë Limajn”, ka thanë Gashi, tue shtue se kemi tre lider t’opozites qe jane shenjester e misioneve te hueja.

Ajo qe asht e mirë në ketë aktakuzë asht qe janë hek nga aktakuza dy vllaznit e Fatmir Limajt, të cilët kinse e kanë ndihmue Fatmir Limajn gjatë vjedhjes se parave.

Gashi ka thanë se prej deshtimeve t’EULEX, u kerkue me u formue Gjykata Speciale, e cila ka me qenë copy paste e EULEX.

Aktakuza e “re”, shton Gashi asht nji paralojë qe Limaj  me u  shpallë fajtor, e pastaj me u gjykue per krime lufte edhe UÇK edhe Limaj”

Ai ka thanë se misioni i EULEX dihet qe asht i dirigjuem nga politikanet kosovarë.