Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi në Facebook ka publikuar një mesazh që i ka ardhur nga një punonjës i Gardës së Republikës.
Sipas Bashës, dhe gardistit të cilin cito, gruaja e Sajmir Tahirit ka shkuar në darkë vonë në zyrën e ish ministrit në institucionin e Gardës për të prishur provat.
DEKLARATA E BASHËS
Ja pse Rama e mbrojti Tahirin nga arresti, shkatërron provat në këmbim të heshtjes:
“Jam një punonjës në Gardë. Me datë 17 tetor zonja e Sajmir Tahirit ka ardhur në darkë vonë dhe ka qëndruar në ish zyrën e Sajmir Tahirit rreth 5 orë.
Aktualisht Saimir Tahiri ka dy zyra në Gardën e Republikës të cilat i administron dhe para 10 ditëve ka ardhur natën dhe ka qëndruar disa orë.”

















